UEFA e ka urdhëruar Bullgarinë t’i zhvillojë pa tifozë dy ndeshjet e ardhshme në shtëpi, si dhe e ka gjobitur atë me 75.000 euro për thirrjet raciste që tifozët bullgarë i bënë gjatë ndeshjes kualifikuese për Euro 2020 kundër Anglisë në Sofje.
Federata e Futbollit e Bullgarisë është gjobit po ashtu me 10.000 euro për pengim të himnit dhe është urdhëruar ta shpalosë një pankartë me mbishkrimin “THUAJ JO RACIZMIT”, me logon e UEFA-s në të.
Dënimet ndaj Bullgarisë vijnë pas një hetimi nga organi qeverisës i futbollit evropian për ndeshjen që Anglia e fitoi 6:0 në Sofje, por e cila u prish nga thirrje raciste, hedhje të objekteve të forta në fushë dhe pengim të himneve të kombëtareve në fjalë.
Bullgaria dhe Anglia janë pjesë të Grupit A kualifikues, ku bën pjesë edhe Kosova.