UEFA ka marrë vendim të ri për Ligën e Kampionëve dhe atë të Evropës.
Shtëpia e futbollit evropian ka mbajtur një takim ku u vendosë rreth finales së të dy garave.
E gjitha bota është prekur nga pandemia e coronavirusit. Një gjë e tillë ka bërë që të gjitha kampionatet të suspendohen.
UEFA pasi vendosi të shtynte Euro 2020 ,sot ka mbajtur një tjetër takim për të vendosur fatet e Ligës së Kampionëve, atë të Evropës.
Në takimin e zhvilluar dhe të bërë publik në faqen zyrtare, UEFA njofton se ka vendosur të pezullojë datën e zhvillimeve të këtyre tri finaleve.
Datat do të përcaktohen në një takim të dytë pasi gjendja në Evropë të jetë stabilizuar nga coronavirusi e më pas do të vendoset zyrtarisht se kur do të luhen.