UEFA ka vendosur zyrtarisht të ndryshoj vendin e finales së Ligës së Kampionëve, e cila ishte vendosur të zhvillohet në Shën Petersburg, por pasi Rusia i shpalli luftë Ukrainës, gjithçka ka ndryshuar.
Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve ishte paraparë të zhvillohej në stadiumin e Zenitit, “Gazprom Arena”.
Por, pas krizës në Ukrainë pas shpalljes së luftës nga Rusia, UEFA ka vendosur t’ia marrë të drejtën vendit rus për zhvillimin e finales.
Në mbledhjen e mbajtur sot (e premte) me fillim nga ora 10:00, komiteti ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur ta zhvendos finalen në Paris.
Njoftimi i zhvendosjes së finales së Ligës së Kampionëve ka ardhur nga vet faqja zyrtare e UEFA-s.