Zyrtarët e BE-së ngrisin hetim mosbesimi ndaj Google

Prishtinë | 22 Qer 2021 | 20:52 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Europian ka nisur një hetim mosbesimi ndaj biznesit më të madh të reklamave në internet Google, duke pretenduar se kompania mund të krijojë disavantazh te rivalet e tjerë dhe të vështirësojë arritjen deri te konsumatorët te rivalët tjerë.

Hetimi zyrtar, i cili është pasues i një hetimi paraprak që kishte filluar nga viti 2019, do të shqyrtojë nëse Google po shtrembëron konkurrencën duke kufizuar hyrjen në të dhënat e përdoruesit për qëllime reklamimi, ndërsa rezervon të dhëna të tilla për përdorimin e vet, ka thënë Komisioni Europian, shkruan CNN.

“Google mbledh të dhëna për t’i përdorur për qëllime reklamuese dhe shet hapësirë reklamuese meqë vepron si një ndërmjetës i reklamave në internet. Kështu që Google është e pranishme në pothuajse të gjitha nivelet e zinxhirit të reklamave në internet”, ka thënë zyrtarja e BE-së Margrethe Vestager

Nga ana tjetër, një zëdhënës i Google ka thënë se kompania do të bashkëpunojë në mënyrë konstruktive me Komisionin Europian për të t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve të ngritura.

Të ngjashme