Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës do të duhej të ishin sot në takime në Tiranë, por…
Prishtinë | 15 Shk 2024 | 21:56 | Nga Avdullah Hoti
- Është paradoksale që vendi më proamerikan e proevropian në rajon e më gjerë të jetë nën sanksione evropiane dhe me marrëdhënie të tendosura me aleatin kryesor.
- Vetëm një qeveri e mbrapshtë e merr mandatin qeverisës me një marrëveshje aktive të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dhe e sjell vendin në këtë situatë.
- Sot, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës do të duhej të ishin në takime në Tiranë, qoftë edhe si pjesë e takimeve të Sekretarit Blinken me lidershipin e Shqipërisë. Por, fatkeqësisht, duhet të dëgjojmë sqarimet e Ambasadorit Amerikan në Prishtinë për të vërtetën e raporteve të ShBA-së me Kosovë, sepse Qeveria e Kosovës është thjeshtë manipuluese e opinionit publik.