Zyrtarët gjermanë pohojnë se kancelarja gjermane Angela Merkel është në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të jetë pjesë e Samitit të G20-ës ashtu siç është planifikuar.
Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të Qeverisë së Gjermanisë, ndërsa pohojnë se Angela Merkel pas pak pritet të nis udhëtimin e saj për në Osaka të Japonisë.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump si dhe kancelarja gjermane Angela Merkel do të kenë një takim bilateral në mëngjesin e së shtunës.