Pas kreut të qeverisë në detyrë, Albin Kurtit që dje njoftoi se ka dhënë gjysmën e pagës si ndihmesë finaniare për menaxhimin e koronavirusit, kësaj nisme ju kanë bashkangjitur edhe disa prej zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Pagën ka njoftuar se e ka dhënë gjysmën për fondin edhe zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi.
Në një shkrim në Facebook, ai ka deklaruar se i bashkangjitet nismës së kryeministrit në detyrë.
“Në përkrahje të institucioneve në betejën kundër Corona Virusit, duke dhuruar 50% të pagës, i bashkangjitem Kryeministrit dhe deputetëve të LVV, mërgatës dhe të gjithë atyre që kanë dhuruar dhe po vazhdojnë te dhurojnë. Me solidaritet e me dashuri të qëndrojmë bashkë kundrejt sfidës prej së cilës do të dalim edhe më të fortë”, ka shkruar Abazi.
Edhe deputeti tjetër i kësaj partie ka bërë të ditur se do ka dhuruar gjysmën e pagës. Valon Ramadani përmes një shkrimi në Facebook ka ftuar kolegët deputetë që t’i bashkohen kësaj nisme.
“Pra, gjysma nga paga ime e deputetit shkon në këtë fond, dhe njëherit ftoj të gjithë kolegët deputetë të cilët kanë mundësi, e këdo tjetër që mundet, të solidarizohet në këtë mënyrë e të ndihmojë dhe të kontribuojë për këtë situatë jo të lehtë ekonomike”, ka shkruar ai.
Edhe deputetja Fitore Pacolli sot ka bërë të ditur se e ka dhënë gjysmën e pagës.
“Në këtë situatë emergjente shëndetësore shteti ka nevojë për ndihmën e secilit nga ne. Ne mund të ndihmojmë duke qëndruar në shtëpi e duke respektuar rregullat, e për ne që kemi sado pak mundësi edhe duke ndarë një shumë modeste për fondin e Qeverisë së Kosovës”, ka shkruar ajo./GazetaExpress/
Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani ka bërë të ditur se pagën e parë si dpeutet e ka dhuruar gjysmën për fondin e krijuar për luftimin e koronavirusit, derisa pjesën tjetër do ta dhurojë për familjet në nevojë në Prishtinë.
“Paga ime e parë si deputet që kam marr është 1373.07 euro. Andaj unë kam vendos që ti pergjigjem thirrjes për ndihmë nga Kryeministri Kurti për kontribut në luftimin e COVID-19 duke dhuruar 50% të pagës për fondin e krijuar për luftimin e COVID-19. Ndërsa 50%-shin tjetër të pagës do ta dhuroj për familjet në nevojë në Prishtinë, duke blerë pako higjenike dhe ushqimore”, ka shkruar Rrahmani.