Zyrtarët policor e sjellin Izedin Bytyqi në Ministrinë e Mjedisit, pasi ia bastisën shtëpinë (Video)

Prishtinë | 08 Tet 2024 | 12:07 | Nga Diellza Gashi

Izedin Bytyqi, ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, është sjell në zyrat e Ministrisë pasi i është bastisur shtëpia paraditen e së martës.

Bytyqi, i shoqëruar nga zyrtarët policorë, është parë duke zbritur nga një veturë e Policisë së Kosovës dhe është shoqëruar brenda Ministrisë së Mjedisit, raporton Ekonomia Online.

Ai dyshohet për përfshirje në rastin e faljes së borxheve të kompanive të ambalazhuesve të ujit.

Prokuroria Speciale e Kosovës për Ekonomia Online ka konfirmuar se gjatë mëngjesit të sotëm në Ministrinë e Mjedisit janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare, shpëlarje parash dhe mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë a detyrimeve financiare.

“Ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të  Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI. Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e  veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga neni 414 i KPK-së, shpërlarjes së  parasë nga neni 302 i KPK-së dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë i  pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga  neni 430, paragrafi 2 i KPK-së”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme