Zyrtari brazilian që vizitoi Donald Trumpin, ka Coronavirus

Prishtinë | 12 Mar 2020 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Një zyrtar brazilian i cili ishte pjesë e një delegacioni që vizitoi ditë më parë Presidentin amerikan Donald Trump në Mar a Lago, është testuar pozitiv për coronavirus.

Kjo është bërë e ditur nga autoritetet lokaele nga Brazili, njofton Klan Kosova.

Fábio Wajngarten, shefi i komunikimit i Presidentit Jair Bolsonaro, ishte në Mar-a-Lago si pjesë e delegacionit të qeverisë braziliane ku dhe kishin darkuar me Presidentin Donald Trump.

Wajngarten rezultoi pozitiv për virusin pasi u kthye në shtëpi me simptoma të ngjashme me gripin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme