Ish- ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka thënë se nëse NISMA shkon e vetme në zgjedhje nuk do t’i arrinte as 2 për qind.
Ai tha se NISMA në koalicion me cilëndo parti vetëm do ta dëmtonte duke ia marrë deri në pesë deputetë, pasi sipas tij, i organizojnë strukturat që votën ta orientojnë në një listë prej 5 personave.
“Shpëtimin e vetëm Nisma e sheh nën ombrellën e ndonjë partie të madhe, përndryshe parlamenti e sheh vetëm nga TV. Po më bën përshtypje edhe transformimi i Bilall Sherifit. Nga njeriu që villte vrerë kundër PDK-së në njeri që në çdo paraqitje flirton me ta”, ka shkruar Sherifi.