Ish-deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka dalë kundër shkarkimeve kolektive të Qeverisë së Kosovës. Ka thënë se është obligim i zyrtarëve shtetërorë të arsyetojnë secilin veprim që ndërmarrin duke përfshirë edhe largimet e njerëzve nga pozitat publike.
“Ne mos asgje tjeter, kryeministri dhe jo pak prej ministrave te tij, e dijne se nuk ka pergjegjesi kolektive dhe cdo shkarkim kolektiv eshte vendim arbitrar i nje qeverie me “hu ne krah”! Nuk mund te arsyetohet vendimi per shkarkimet komplet te bordeve, sepse eshte e pamundur qe ndonjeri prej tyre te mos e kete kryer detyren me pergjegjesi e profesionalizëm”, ka shkruar Nitaj, në një reagim në FB.
Nitaj i ka kërkuar llogari Shefit të Qeverisë të japë më shumë detaje dhe të tregojë se kush ka bërë shkelje ligjore në mënyrë që mos të ketë veprime ndëshkuese edhe ndaj atyre që kanë punuar mirë.
“Nuk e di se si jane emeruar konzujt ne sherbimin diplomatik te Kosoves dhe e marr me mend se disa prej tyre, do te duhej shkarkuar me urgjence, por qeveria duhet ta arsyetoj njepernje, shkarkimin e secilit, e jo tu “mshoj fshise”, krejt atyre qe ata i shohin si krahun e kundert poltik! Opinioni publik duhet te jete i informuar per cdo shkarkim deri ne detaje, duke perfshire edhe sekretaret e ministrive, e jo keshtu si po behet. Une nuk e perjashtoj mundesine qe ndonjeri prej tyre mund te jete strumbullar i korrupsionit ne dikasteret e tyre, por eshte detyre e qeverise qe cdo vendim ta aryetoje deri ne hollesi e jo te jepen arsyetime te përgjithësuara”, ka shtuar ai.