Shefi i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Serbinë, Eduard Kukan, i ka rikujtuar sot Beogradit se pa normalizim të raporteve me Kosovën, s’ka anëtarësim në BE.
Sipas tij, një marrëveshje përfundimtare, është kushti kryesor që Serbia të fitojë anëtarësimin e saj.
“Është e rëndësishme që po punojmë në këtë. Ne presim përkushtim nga të dy palët në këtë proces, si dhe një marrëveshje ligjërisht të obligueshme”, ka thënë ai.
Kukan vuri theksin edhe tek marrëveshjet e arritura deri më tani në Bruksel, për të cila tha se implementimi i tyre është jetik për vazhdimësinë e dialogut, transmeton lajmi.net.
Ai këto komente i bëri gjatë një adresimi për deputetët serbë.
Se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa marrëveshje me Kosovën e kishte thënë midis Beogradit javën e kaluar edhe deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer.
Madje ai si kusht e kishte vënë edhe njohjen e Kosovës nga Serbia.