Me 62 vota nga deputetët e Kuvendit, Yll Buleshkaj është zgjedhur drejtor i ri i Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Buleshkaj do të ketë mandat pesëvjeçar në krye të kësaj Agjencie.
Buleshkaj në garën për të marrë drejtimin e AKK-së e kishte Visar Krasniqin.
Buleshkaj deri tash ka qenë drejtor ekzekutiv i Zyrës për Regjistrimin e Partive dhe Certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Emri i tij mori vëmendjen e publikut pasi kjo zyrë pati rekomanduar që në zgjedhjet e shkurtit të lejohej certifikimi i kandidatëve që kanë probleme me ligjin. Emri më i përmendur në këtë pikë ishte ai i kryeministrit aktual Albin Kurtit, që me vendim të institucioneve të tjera iu ndalua të garonte në listën e Vetëvendosjes, për shkak të dënimit që kishte marrë më herët.