Ndihmës Sekretari amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson, të enjten do të takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. Ekonomia Online mëson nga burimet brenda Presidencës, bëjnë të ditur se takimi mbahet në ora 10:00.
Todd, do të jetë në do të jetë për vizitë dyditore në Kosovë nga sot deri më 22 mars.
Siç njofton Departamenti Amerikan i Shtetit, ai do të takohet me shefen e shtetit por jo edhe me kryeministrin Albin Kurti.
“Nga data 20-22 mars, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me partnerët e INL-së në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë”.
Zyrtari i lartë amerikan qëndroi për vizitë zyrtare edhe në Shqipëri, ku u takua me kryeministrin, Edi Rama.
Me shefin e Qeverisë së Kosovës, nuk u takua as zyrtarja e lartë e USAID-it, Erin McKee, e cila pati takim vetëm me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Mungesa e takimeve me zyrtarë të lartë amerikanë me Kurtin vjen pas acarimit të raporteve në mes Qeverisë Kurti dhe Administratës Biden.