Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi, ka zhvilluar takime në Departamentin amerikan të Shtetit dhe në Këshillin për Siguri Kombëtare.
Për këto takime ka shkruar Bislimi në Facebook, duke thënë se “Kosova është me fat që gëzon mbështetje të madhe nga aleati ynë i pazëvendësueshëm”.
“Dje, në Washington, DC, pata kënaqësinë të kem diskutime jashtëzakonisht të rëndësishme me tri institucione të rëndësishme të SHBA-ve: Në Departamentin e Shtetit, me znj. Rejan dhe z. Pfeuffer (Këshilltar Kryesor për Ballkanin);
Në Këshillin për Siguri Kombëtare, me znj. Steëart, në zyrën e Dr. Sloat, Drejtoreshë për Evropë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare (së cilës pata nderin t’ia dhurojë edhe dy librat e mi të fundit);
Në Departamentin e Mbrojtjes me Kolonelin Anderson, përgjegjës për Ballkanin (më shumë për këtë në vizitën e rradhës në qershor)”, ka shkruar Bislimi.