Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për pjesmarrjen e mbrëmshme në tribuna, për ta parë ndeshjen mes Kosovës dhe Greqisë.
Gecaj thotë se kur i kemi 171 vdekje nga koronavirusi brenda një jave në vend, nuk do të duhej të kishte këso luksi ngazëllimi, nga ana e Kurtit.
“Mbrëmë, “paria e Kosovës” paska pasur “nderin” e kënaqësinë ta përcjellin ndeshjen live nga stadiumi Fadil Vokrri. Logjika e thotë se 171 vdekje në javë në asnjë rast nuk do të duhej të japin një luks të tillë ngazëllimi! Në veçanti kur ka gjasa reale që, në ndërkohë, ndonjë qytetarë, apo edhe votues i tyre, të kalonte në spitalet kosovare minutat e fundit të jetës së tyre”, ka shkruar Gecaj.