Kanë vazhduar përplasjet ndërmjet zyrtarëve të Nismës dhe Vetëvendosjes.
Erzen Musliu, zëdhënës i degës së Nismës në Prizren i është përgjigjur Alban Krasniqit i cili ka lëshuar akuza në drejtim të zyrtarëve të Nismës në QNR. Musliu ia ka rikujtuar orgjitë seksuale në Vetëvendosje. “Kur burri i Albulena Haxhiut flet për moralin, i paska harruar orgjitë në Vetëvendosje”, ka shkruar Musliu.
Ndryshe, Nisma ka akuzuar anëtarët e VV-së në KQZ-, Adnan Rrustemi dhe Nazile Balaj për presion e kërcënime që po i bëjnë punëtorëve të QNR-së në procesin e rinumërimit.