Zyrtari i PDK-së, Valmir Klaiqi, tha se vendimi i Qeverisë për heqjen e kartonit të gjelbër për mërgimtarët, tha se me këtë veprim nuk ka vendosur barazi por vetëm e ka bartë tek taksat e qytetarëve që jetojnë në Kosovë.
Reagimi i plotë:
Albin Kurti sot paska vendosë “barazi” sociale me vendimin për kartonin e gjelbër. Prej sot, të varfërit që jetojnë në Kosovë duhet t’ua paguajnë kartonin e gjelbër bashkatdhetarëve që vijnë për pushime në Kosovë.
Në fushatë premtojke që këtë karton të gjelbër “haraç” do ta heqë krejt për diasporën tonë, për t’i marrë votat e tyre, ndërsa tani në pushtet “haraçin” nuk e ka hjekë por e ka bartë tek taksat e qytetarëve që jetojnë në Kosovë.
Me këtë vendim, ai i ka fyer bashkatdhetarët që e kanë votuar, duke ua hequr atyre një taksë sigurimi për automjete e duke ja vendosur të njëjtën taksë familjeve të tyre që jetojnë në Kosovë.