Gëzon Kastrati zyrtarë i Partisë Socialdemokrate ka komentuar vendimin për shkarkim të Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme.
Ai e ka quajtur vendimin e kryeministrit mungesë totale të konsideratës për qytetarët e vendit.
“Me shkarku nje minister te LDK-se pa u konsultu fare me ta, ne kete kohe te veshtire te perballjes me virusin e fundit, nenkupton mungese totale te konsiderates per qytetaret e Kosoves.
Cfaredo mospajtimi eventual mes partnereve ka mujt me u zgjidh ne nje kohe tjeter, ne rrethana te tjera. Shkarkimi i Agim Veliut nuk eshte asgje me pak se kerkese e Kurtit per LDK-ne me rrezu vet Kurtin.
Panikut te qytetareve ndaj virusit COVID-19 Albin Kurti sot i ka hedhur edhe me shume benzine, vec per pozicion te tij publik e per interes te tij personal perkunder nevojes qytetare per veprim te matur e qetesi publike. Tekefundit krejte cka ka thene Veliu eshte qe mendon se duhet shpallur gjendje e jashtezakonshme, ashtu qysh ka bere Shqiperia, Serbia, Italia, Zvicrra, Amerika etj.
Me kete gje Albin Kurti i ka dy mundesi:
1. Qe tashme ka vendos te shkoj ne shtepi duke zgjedhur kinse luften ndaj PDK-se nepermjet Agim Veliut (tipike populliste per te mos permend faktorin Amerike) duke qene i bindur se kurdo qe jane zgjedhjet e ardhshme ai do te fitoj edhe me shume mbeshtetje, per cka eshte teper gabim dhe koha do ta deshmoj kete.
2. Qe eshte duke e qu ne secilin limit marredhenjen me Amerike me pretendimin qe mundet me ia ndryshu qasjen kesaj te fundit per cka ne fund nese deshiron me qendru ne pushtet ka me honger secilen fjale qe ka thene e secilin veprim qe e ka bere.
Keto akrobacione me shume se sa vet Kurtin do t’i demtojne qytetaret e Republikes se Kosoves”.