Zyrtari i PSD-së, Nol Nushi, e ka rikthyer në vëmendje një deklaratë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë negociatave të vitit 2019 ndërmjet LVV-së dhe LDK-së për formimin e Qeverisë.
Atëherë Kurti kishte thënë se presidenti nuk duhet të jetë figurë partiake. Ndërsa, Nushi thotë se ai “rrejti” dhe “e lëshoi bajrakun”.
“A ju kujtohet kur ne negociatat ndermjet VV dhe LDK per ta formuar qeverine, Albini thojke qe Presidenti nuk duhet me qene figure partiake.Rrejti apet, e leshoj bajrakun apo jo??”, ka shkruar Nushi.