Një pjesëtar i zyrës së nënpresidentit amerikan, Mike Pence, është infektuar me koronvirusin e ri. Ai është testuar dhe ka dalë pozitiv.
“Presidenti Donald Trump dhe nënpresidenti Mike Pence nuk kanë pasur kontakte të ngushta me këtë person”, tha Katie Miller sekretare për shtyp e nënpresidentit Pence.
Miller tha se zyra e nënpresidentit Pence ishte njoftuar të premten në mbrëmje për rezultatet e testimit të zytarit të saj.
Në deklaratë nuk u bë i ditur identiteti i këtij personi.
Pence është duke udhëhequr grupin e punës të Shtëpisë së Bardhë për të luftuar shpërthimin e koronavirusit.
Zyra e nënpresidentit amerikan nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për detaje të mëtejshme dhe nëse Mike Pence do të kryejë një test të koronavirusit, raporton Reuters.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dalë negativ për koronavirusin, tha mjeku i tij javën e kaluar.GazetaExpress.