Shtëpia e Bardhë për pak shpëton nga dy tornado

Prishtinë | 03 Kor 2021 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA konfirmoi se stuhia e fundit dhe më shkatërruese përmbante dy tornado, njëra prej të cilave kaloi pranë Shtëpisë së Bardhë.

Sipas shërbimit meteorologjik federal, një tornado F1 me erëra 150 kilometra në orë u formua në Arlington County, Virginia, rreth orës 21 të enjten dhe kaloi qytetin e Roslin dhe lumin Potomac përpara se të shpërndahej në National Mall, një park i madh në qendër të qytetit Uashington.

Disa çaste më parë, në telefonat e banorëve u dëgjua një paralajmërim emergjent për një tornado, duke u kërkuar atyre që të largoheshin menjëherë.

Tornado ishte 114 metra i gjerë dhe kaloi përgjatë një shtegu rreth shtatë kilometra të gjatë midis Monumentit të Uashingtonit dhe Shtëpisë së Bardhë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme