Sekretari për marrëdhënie me jashtë i Lëvizjes Vetëvendosje, Kreshnik Ahmeti përmes një statusi në Facebook ka paralajmëruar partinë e tij dhe LDK-në se çka mund të ndodh nëse bëhen vonesa në formimin e koalicionit.
Sipas Ahmetit, çdo vonesë që bëhet për formimin e Qeverisë të udhëhequr nga LVV është mundësi për rikthimin e koalicionit PAN në pushtet.Tutje, Ahmeti mendon se kusht i ndryshimit është largimi i PAN-it.
Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Kreshnik Ahmetit:
Dy pole janë në skenën politike të Kosovës: Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe PAN-i.Çdo vonesë që i bëhet formimit të Qeverisë së udhëhequr nga Lëvizja VETËVENDOSJE! është mundësi për kthimin e PAN-it në pushtet. Kjo u pa edhe nga lajmi i publikuar para pak momenteve, që partitë e PAN-it janë takuar për të synuar krijimin e një koalicioni. Ky lajm u largua nga publiku me shpejtësi nga portali që e publikoi.
Largimi i PAN-it është kushti i ndryshimit. Prandaj, ndryshimin e domosdoshëm nuk mund ta sjellë PAN-i e as bashkëpunimi me pjesëzat e tij