U shpërnda me shpejtësi dje një lajm se zyrtari i arrestuar në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Irfan Lipovica, “është dhëndër i Bedri Hamzës”, kryetarit të Mitrovicës nga Partia Demokratike të Kosovës.
Menjëherë reagoi Bedri Hamza duke e përgënjeshtruar dhe quajtur “shpifje të ulët”, të cilën nëse autori i gënjeshtrës, Kryetari i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Britani të Madhe, Qëndrim Krasniqi, nuk e tërheq, atëherë do të paditej për shpifje.
Nëse ky person nuk e tërheq deklaratën e pavërtetë të tij dhe për të njëjtën nuk kërkon falje në mënyrën e njëjtë siç ka shpifur, do ta padis, njejtë siç kam bërë edhe në raste të tjera ndaj personave të tillë”, shkroi dje Hamza.
Zyrtari i LVV-së sot pranoi se ka gënjyer publikisht, ndërsa u arsyetua se ka poseduar informacion të gabuar.