Zëvëndësministri i Financave Avni Zogiani i ka reaguar Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama i cili deklaroi se nuk e mendonte që veriu i Kosovës futet në administrimin e Serbisë në kohë pandemie.
Zogiani tha se ai kurrë se ka ngritur zërin kur Thaçi po perpiqej qe per interesa personale te dorezonte pjese-pjese sovranitetin e Kosoves te shoku i tyre i perbashket, Vuçiq.
“Rama e Thaçi jane vellezer politik. Asnjeri nuk kursejne interesat kombetare per arritjen e qellimeve personale.” shkruan Zogiani në facebook.
Njoftimi i plotë:
Pas 20 vjeteve Rama flet per veriun e Kosoves!
“Nuk e mendoja…. qe veriu i Kosoves futet ne administrim te Serbise ne kohe pandemie”, tha Edi Rama. Ai kurre se ka ngritur zerin kur Thaçi po perpiqej qe per interesa personale te dorezonte pjese-pjese sovranitetin e Kosoves te shoku i tyre i perbashket, Vuçiq! Madje nuk reagoi as kur Thaçi po e vendoste Serbine kembekryq ne Parlament me Listen Srpska. Mirepo, tashti kur Vetevendosje ua ka prishur matematiken kesaj treshes sulmon qeverine e Kosoves pse lejoi te vijne mjeke ne kohe pandemie. Rames nuk i pengoi kur Thaçi lejoi policine serbe te futet ne veri te Kosoves, as kur ai bashke me Isa Mustafen pergaditi nje shtet paralel me Zajednicen. Nuk i pengoi Rames kur Thaçi me njerezit e tij nepermjet tendereve publik i jepte Serbise dhjetera miliona euro, e as kur pikerisht per shkak te lidhjeve te te dyve me iportuesit e energjise sabotuan pavaresimin elektro-energjetik te Kosoves. Po atij i pengoka futja e disa mjekeve nga Serbia ne kohe epidemie.
Pra, keshtu Rama zbuloi se Kosoven e shef njejt si Thaçi… e perdor per vete, per luftimin e armiqeve politik, dhe kurdo qe humb nje argument perdor Kosoven si bishtin patriotik per tu fshehur. Rama e Thaçi jane vellezer politik. Asnjeri nuk kursejne interesat kombetare per arritjen e qellimeve personale. Te dy jane te paturpshem, te dy jane te pameshirshem, te dy veprojne ne sfond te erret, te dy jane antidemokratik.