Zyrtari policor plagosi dy persona në Mramor, Policia: Rasti do të hetohet nga PK, në koordinim me hetuesit e IPK-së dhe të Prokurorit të Shtetit

Prishtinë | 03 Maj 2022 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati Policor i Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se me datën 1 Maj 2022, ka pranuar njoftimin nga Policia e Kosovës se në Fshatin Mramor ka ndodhur një incident me të shtëna me armë zjarri, ku i përfshirë është edhe një zyrtar policor.

“Hetuesit e IPK-së me të pranuar njoftimin i janë përgjigjur këtij rasti i cili ka ndodhur të Liqeni i Badocit në fshatin Mramor, Prishtinë, ku zyrtari policor Sh.E, derisa kishte qenë në piknik me shoqërinë e tij, ishte përfshirë në një shkëmbim zjarri me armë me dy qytetar të armatosur. Zyrtari policor gjatë këtij shkëmbimi të zjarrit me armën zyrtare ka plagosur dy persona të cilët dyshohet se kanë sulmuar zyrtarin policor dhe shoqëruesit e tij që gjendëshin me të në piknik”.

Në njoftim thuhet se dy personat e dyshuar të përfshirë në incident kanë marr plagë nga arma e zjarrit dhe të njëjtit i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike dhe mbeten në QKUK duke vazhduar tretmanin mjekësor.

“Prokurori i Shtetit ka udhëzuar që në ketë fazë të hetimit të hapet rast penal ndaj dy qytetarëve të përfshirë në këtë rast, nën dyshimin për kryrjen e veprave penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe Armëbajtje pa leje, dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt, derisa të përmirësohet gjendja shëndetsore e personave të plagosur dhe të njëjtit do të monitorohen nga policia. Ndërsa zyrtari policor Sh.E, në këtë fazë të hetimit mbetet në cilësinë e dëshmitarit dhe rasti do të hetohet nga Policia e Kosovës, në koordinim me hetuesit e IPK-së dhe të Prokurorit të Shtetit.

Për shkak të hetimeve intesive dhe ruajtjes së integritetit të hetimeve në ketë fazë të hetimit nuk mund të shpalosim informata tjera”.

Përmes një komunikate për media Policia e Kosovës ka ftuar secilin qytetar që ka informata lidhur me këtë rast të informojnë Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës ose Prokurorinë e Shtetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme