Kryeministri Ramush Haradinaj ka marr pjesë në zbulimin e pllakës me mbishkrimin “Ministria e Mbrojtjes”, raporton Ekonomia Online.
Shefi i qeverise, Ramush Haradinaj ka uruar për zbulimin e pllakës dhe fillimin e tranzicionit te ushtrisë.
Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha tha se që nga sot zyrtarisht fillon tranzicioni i ushtrisë.
“Që nga sot ndryshon emërtimi i ministrisë. Dua të falënderoj të gjithë që kontribuuan në formimin e ushtrisë. Sot është dita ku zyrtarisht fillon tranzicioni i ushtrisë i cili do të zgjas 10-vjet”.
“Ky tranzicion do të zgjas 10 vite dhe i tëre procesi do të jetë gradual dhe transparent. Ushtria do të jetë forcë multietnike”, ka thënë ai.
Kosova, nga kjo e premte e 14 dhjetorit ka ushtrinë e saj. Kuvendi miratoi 3 projektligjet, atë për Ministrinë e Mbrojtjes, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe ligjin për “Shërbimin në FSK”, që mundësonin transformimin e FSK-së në ushtri.