Zyrtarisht miliardere, babai i Beyonces: Asaj nuk i interesojnë paratë

Prishtinë | 13 Jan 2026 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Babai i Beyonces thotë se këngëtarja nuk motivohet nga paratë që kur u bë zyrtarisht miliardere.

Artistja përfundoi vitin e kaluar në listën e të pasurve të revistës “Forbes”, falë dy turneve të mëdha botërore dhe një sërë interesash të tjera biznesi, duke përfshi uiskin e saj “SirDavid” dhe produktet e kujdesit për flokët “Cecred”.

Megjithatë, sipas babait Matthew Knowles, i cili më parë menaxhonte punët e saj, Beyonces nuk i interesonte aspak kjo.

“Ajo nuk motivohet nga paratë”, tha ai.

“Nuk e kam dëgjuar kurrë Beyoncen të flasë për paratë. Gjithmonë ka qenë, ‘Si mund t’i bëj fansat e mi të lumtur? Si mund të jem më e mira në atë që bëj?’”.

“Paratë erdhën me suksesin, por ky nuk ka qenë kurrë një qëllim i saj, dhe kjo më pëlqen tek ajo”, u shpreh babai i këngëtares, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme