Zyrtarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Gecajt, duket se i ka pëlqyer aksioni i Partisë Socialdemokrate, për vendosjen e flamurit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës te Presidenca.
Gecaj ka thënë se aksioni politik është rruga më e mirë e gjetjes së kauzës dhe ridefinimit të vlerave për të cilat qëndron e angazhohesh.
“Liria ka Emer, po, por psd’ja flamurin e UCK-se. Aksioni politik eshte njera nga metodat, eshte rruga me e mire e gjetjes se kauzes , e profilimit si dhe kalitjes se aktivistit, e ridefinimit te vlerave per cka qendron e per cka angazhohesh”, ka shkruar Gecaj.
Ndryshe, partia që udhëhiqet nga Dardan Molliqaj ka zhvilluar dje një aksion në oborr të presidencës.
Nga ky subjekt e kanë vendosur flamurin me llogon e UÇK-së aty. Ky aksion i PSD-së vjen pas akuzave që kanë shkuar në drejtim të presidentes Vjosa Osmani, pasi që kjo e fundit në një postim ku fliste për Kosharen nuk e përmendi UÇK-në.
Në oborr të presidencës janë të vendosur flamuri i BE-së, i Kosovës dhe ai i Dardanisë.