Partisë Demokratike të Kosovës, respektivisht komunës së Prizrenit me kandidatin e saj Shaqir Totaj i është bashkuar edhe Egzona Hoxhaj e cila synimin kryesor e ka të punojë në mbështetje të personave me aftësi të kufizuar dhe në vizionin e saj për Prizrenin.
Postimi i plotë:
Të nderuar familjarë, miqë, bashkë vendas Hasjan,
Pas një kohe të gjatë në shoqëri civile kam vendosur ti hyj garës për Këshilltare Komunale.
Dega e PDK-s në Has-Prizren në krye me Adem Morinën dhe kryesia e degës besuan në vizionin tim, ku me miratimin e tyre unë do jem pjesë e listës për Këshilltare Komunale në Prizren!
Lidershipi i PDK-s ka besuar gjithmonë në rininë e PDK-s dhe ju ka dhënë hapsirën e nevojshme për të punuar.
Si një e re, me perspektivë dhe me vullnet do punojë pa ndal për të ndihmuar të rinjët/rejat në nevojat e tyre.
Do jem zë i fuqishëm i personave me aftësi të kufizuara, do të mbrojë dhe do të shpalosë secilën kërkesë të tyre!
Komuniteti I Aftësisë së Kufizuar do ta ketë një derë të hapur, e cila më herët I ka munguar, ku bashkë me ta dhe për ta do të punojmë fort që të kemi një Prizren gjithëpërfshirës.
Poashtu, Hasjan të nderuar jam e lumtur sepse me përkrahjen tuaj për të cilën nuk dyshoj, do të jem zë i fuqishëm për të ardhmen e Hasit tonë, ku bashkarisht do ti zhvillojmë projektet që prioritet e kanë mirëqenien tonë.
Të zotohemi dhe të punojmë, që qytetin e bukur e historik të Prizrenit ta sjellim aty ku e ka vendin!