Shkollat e Nju Jorkut ofrojnë mësim në gjuhë të ndryshme për gjithë ata që jetojnë në ShBA dhe nga dje, në mënyrë zyrtare është njoftuar se pjesë e listës së gjuhëve në programin mësimor është tashmë edhe gjuha shqipe.
Mediat e huaja raportojnë se janë 60,000 banorë shqiptare që jetojnë në New York, më shumë se çdo shtet tjetër, sipas një studimi të Qendrës së Harvardit për Zhvillimin Ndërkombëtar të bërë në vitin 2015.
Më shumë se gjysma banojnë në New York City, në lagjet Bronx, Pelham Parkway, Morris Park, Bedford Park dhe Belmont.
PS 105 në Morris Park do të jetë shtëpia e programit të parë të dyfishtë mësimor shqiptaro-anglisht.
Këshilltari i Bronxit, Mark Gjonaj, tha se është krenar që ka punuar për vendosjen e programit të ri.