Posa mori komunën e Gjilanit, Lëvizja Vetëvendosje ka filluar me kapjen e “peshqve të vegjël”. Zyrtarja e komunës së Gjilanit për Kulture Rini dhe Sport Enkelejda Arifi e cila pasi erdhi në pushtetin komunal Vetëvendosje ka ndarë projekte për familjarë. Ajo nuk ka shkuar larg, kështu duke i shpërblyer djalin dhe kunatin, nga komuna e Gjilanit me 7552 € në total.
Organizata joqeveritare “KrudoKultura”, ka shprehur shqetësim për manipulimin me fonde në një thirrje publike të bërë më 11 shkurt 2022 për mbështetje financiare të OJQ-ve apo individëve në komunën e Gjilanit, nga drejtoria e kësaj komune për Kulturë, Rini dhe Sport.
Enkelejda Arifi ishte pjesë e komisionit që ka vendosur për ndarjen e subvencioneve për kulturë në këtë komunë.
Si duket këtë e shfrytëzoi për t’i shpërblyer të afërmit e saj, dhe ajo shpërbleu djalin e saj dhe kunatin, shkruan Insajderi.
Blendi Arifi, është djali i Enkelejdës. Blendi ka përfituar 1200 € në emër të projektit “Emigrantët”.