Zëvendëskryeminitri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Begjet Pacolli, para studentëve të kolegjit AAB ka promovuar librin “15 parimet e suksesit sipas Behgjet Pacollit”.
Rektori i AAB-së, Lulzim Tafa, tha se libri është udhërrëfyes për sukses në jetë, ndërsa Pacollin e konsideroi burrështetas botëror.
E Mimoza Thaçi,bashkëpunëtore e Behgjet Pacollit tha se ndihet e nderuar kur është me të. Ajo madje Pacollin e cilësoi si presidentin më të mirë në botë.
“Jam e nderuar kur jam me presidentin më të mirë në botë ne jemi me fat që jetojmë në kohën e tij. Jemi me fat që jetojmë në kohën kur zoti Pacolli e ka qëllim të jetës të bëj për të tjerët atë që ata duan të bëjnë për të”.
Pacolli është shprehur i lumtur me rastin e këtij promovimi të këtij libri, duke shpalosur para studentëve 15 parimet e suksesit sipas tij.
“Njerëzit e mirë nuk kanë nevojë për ligje. Njerëzit e ligë fshehën pas ligjeve. Të gjitha ligjet që i bëjmë në parlamentin nuk i bëjmë për njerëzit e mirë. Dua të ju shoh të gjithëve më atë vend ku nuk ekziston perdja që shkruan ligj. Nëse nuk mundeni t’i ndihmoni dikë ta merrni në veprimtarinë e juaj mos i pengoni”.
“Çfarëdo lojëra që bëhen anash nuk duhet të ndikoni prej tyre. Mos jeni që të luhet me familjen e juaja me ata që i keni shumë afër. Të tjerët që flasin lëreni. Derisa ata të mos iu pengojnë fizikisht ju lini në rrugën e tyre”.