Policia e shpall në kërkim një 32 vjeçar nga Peja, dyshohet për dy vepra penale

Prishtinë | 17 Pri 2025 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

Policia në Pejë ka publikuar fotografinë e një të dyshuari për “Kanosje” dhe “Shpërdorim të pasurisë së huaj”.

I dyshuari është Shqiprim (Imer) Xhaferaj, i lindur më 13 prill të vitit 1993 në Pejë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: [email protected]

Të ngjashme