Instituti për Gjuhë të Huaja në UBT, në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Kosovë, organizon Kursin Përgatitor FALAS për Provimin e Certifikimit të Gjuhës Italiane CELI B1.
Gjatë kursit do të përgatitesh për të gjitha pjesët e provimit përmes:
Përsëritjes së gramatikës
Ushtrimeve praktike, me fokus në pjesën e shkruar
Analizës së strukturës së provimit
Simulimit të plotë të testit CELI B1
Kursi zhvillohet nga shtatori deri në nëntor
Çdo të premte | 15:00 – 17:30
UBT City Centre, Dukagjini – Prishtinë
Kursi është plotësisht FALAS, ndërsa pjesëmarrësit duhet të kenë njohuri paraprake të gjuhës italiane, të ndjekin rregullisht ligjëratat dhe të angazhohen në përgatitje individuale.
𝐀𝐏𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐓𝐀𝐍𝐈: https://forms.cloud.microsoft/e/HPdQTRQhyf