Kërkohet nga policia për vjedhje të rëndë, qytetarët thirren për bashkëpunim

Prishtinë | 02 Nën 2026 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, Policia ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e të dyshuarit, duke kërkuar nga qytetarët që nëse kanë informacione për vendndodhjen e tij, t’i ndihmojnë organet e rendit.

Policia ka bërë thirrje që çdo informacion të raportohet në numrat:

  • 192
  • 0800 19999 (pa pagesë)
  • 039 432 327 – Drejtoria Rajonale në Pejë.

Qytetarët gjithashtu mund të paraqiten në stacionin më të afërt policor.

Të ngjashme