​​​Kërkohet paraburgim grabitësit në “Money Gram” në Ferizaj

Prishtinë | 19 Qer 2019 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Ferizaj, 19 Qershor 2019- Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se sot ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, kundër të pandehurit  R.Sh., nga Prishtina, i cili gjendet në ndalim që nga data 18.06.2019.

Kjo sepse ekziston dyshimi i arsyeshëm se më 17 Prill 2019, në Ferizaj, saktësisht në pikën”Money Gram”, i pandehuri R.Sh., në bashkëkryerje edhe me dy të pandehurit tjerë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, të maskuar, njëri me armë, kishin hyrë në lokal dhe nën kërcënim të armëve nga viktima kanë marr kasën me para  në vlerë prej tetë mijë eurosh.

Pasi kanë grabitur paratë janë larguar në drejtim të panjohur, me të cilën do të kryenin veprën penale në bashkëkryerje “Grabitja”.​

 ​

Të ngjashme