​Abazi i bindur që s’ka propozim gjerman për Asociacionin, kërkon që presidenti të zgjidhet nga qytetarët

Prishtinë | 21 Tet 2022 | 11:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, këtë të premte ka mbajtur konferencën e tretë me radhë, raporton Ekonomia Online.

Abazi u shpreh i bindur se nuk ekziston asnjë propozim gjerman për Asociacionin dhe se ai do të duhet të formohet bazuar në ligjet e Kosovës.

Abazi ka folur për reformë zgjedhore duke propozuar Ligjin e ri për zgjedhjet.

Ai ka thënë se reforma zgjedhore është stërzgjatur nga mungesa e vullnetit politik, duke kërkuar që presidenti të zgjidhet nga qytetarët.

“Nuk ka propozim gjerman, ka vetëm një propozim është Asociacioni i komunave, i cili duhet të formohet bazuar në ligjet ekzistuese të vendit. Nuk ka Asociacion që mund t’i kalojë ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Nuk mundet një shtet që ka bërë gjenocid në të kaluarën të vendosë kushte për qytetarët e Kosovës”.

“Do të duket qesharake që një shtet që ka vrarë fëmijë e gra tenton të jetë garantues demokratik i të drejtave të serbëve në Kosovë, kjo është paradoksale”.

“Në këtë të premte do të flas për reformën zgjedhore. Me 1 korrik Kuvendi pat themeluar Komisionin për reformë. Ky proces është stërzgjatur në mungesë të vullnetit politik. Po iu thërras të përcillini me kujdes këtë proces sepse është i vetmi ligj që vullneti i qytetarëve të mos deformohet. Ligji qe kemi ka lejuar deformimin për shkak të mungesës së mekanizmave. Masakrimi i votës ndodh në momentin e numërimit ne atë koment komisionerët bëjnë pazare se kujt do ti takojnë votat politike”.

“Ligji i ri duhet ta largojë këtë manipulim. Puna e parë që duhet të bëhet është digjitalizimi i sistemit zgjedhor. Një pjesë e madhe e rajoneve mbetet e papërfaqësuar. Çështja tjetër është zgjedhja e presidentit nëpërmjet votës së qytetarëve. Ligji zgjedhor do të parasheh përzgjedhjen e kandidatëve në listën e kandidatëve. Duhet të kemi garë të brendshme mes kandidatëve që të dalin në pah njerëzit me ide dhe vizion. Rikonfirmojë thirrjen për të avancuar demokracinë që pjesëmarrja të jetë sa më e madhe”.

Të ngjashme