​Aguero tallet në stol pas Jesus pësoi lëndim në kokë

Prishtinë | 15 Jan 2019 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Gjatë pjesës së parë të ndeshjes mes Manchester Cityt dhe Wolves, sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus, e pësoi një lëndim në kokë. Megjithatë, ky lëndim nuk duket e shqetësoi shumë bashkëlojtarin e tij, Sergio Agueron, i cili po tallej në stol në momentin kur kamerat e kapën atë.

Pas fitoreve me rezultat 8:0 dhe 9:0 kundër Rotherhamit dhe Burton Albionit në dy ndeshjet paraprake, Manchester City pritej ta kishte më të vështirë në ndeshjen kundër Wolves mbrëmjen e së hënës.

Megjithatë, qysh në minutën e dhjetë, skuadra e Pep Guardiolës kaloi në epërsi, përmes golit të shënuar nga Gabriel Jesus. Vetëm disa minuta më vonë, Wolves mbeti me vetëm dhjetë lojtarë në fushë pasi që Willy Boly u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje ndaj Bernardo Silvës.

Edhe pse ndeshja ishte larg përfundimit, ajo ishte shumë afër për të përfunduar për Jesusin, i cili tentoi ta shënojë golin e tij të dytë pas një harkimi të Kyle Walkerit, mirëpo u përplas me shtyllën e portës.

Ky lëndim dukej se ishte mjaft serioz dhe ndeshja u ndalua menjëherë. Lojtarët në fushë ishin mjaft të shqetësuar për sulmuesin e ri dhe stafi mjekësor i erdhi atij shpejt në ndihmë. Megjithatë, Aguero nuk dukej shumë i shqetësuar.

Sipas procedurave të zakonshme në raste të tilla, Aguero do të duhej të ishte ngritur dhe t’i bënte disa ushtrime përreth fushës. Megjithatë, kur kamerat e kapën atë, ai ishte duke buzëqeshur teksa bënte me shaka disa ushtrime të vogla në stol.

Megjithatë, vetëm pas disa minutave, Jesus arriti ta vazhdonte lojën dhe madje arriti ta shënojë edhe golin e tij të dytë, këtë herë nga pika e penalltisë. Në minutën e 75-të, Aguero hyri në lojë në vend të tij.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/aguero-tallet-ne-stol-pas-jesus-pesoi-lendim-ne-kok-616064/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme