​Barcelona me një dorë në trofeun e La Ligës

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Titulli i La Ligës është në duart e Barcelonës. Epërsia e katalonasve në tabelën e ligës spanjolle u zvogëlua gjatë javëve të fundit, mirëpo dështimi i fundit i Real Madridit në Santiago Bernabeu, kundër Gironas, ka bërë që Barcelona ta përforcojë pozitën e parë në tabelë.

Një fitore e rëndësishme në derbin e Madridit për “Los Blancos” dhe dy pikët e humbura të Barcelonës, kundër Valencias, bënë që të ulet diferenca mes këtyre dy rivalëve. Mirëpo, vetëm një javë më vonë, situata është kthyer të favor të Barcelonës.

Skuadra e Ernesto Valverdes tani e mban një epërsi prej shtatë pikësh në krahasim me Atletico Madridit, që renditet në pozitën e dytë, dhe një epërsi prej nëntë pikësh para Real Madridit.

Historia sugjeron se titulli i La Ligës do të përfundojë në Camp Nou sepse asnjë skuadër nuk ka arritur ta fitojë titull kur ka qenë shtatë pikë larg liderit në xhiron e 24-të/ Më së afërti kësaj statistike kishte qenë Real Madridit në sezonin 2006/07, kur ishte kthyer nga diferenca prej gjashtë pikëve dhe e kishte fituar titullin në fund.

Tani që Liga e Kampionëve do të kthehet këtë javë, skuadrës së Valverdes i është kthyer vetëbesimi, përkundër që fitorja e tyre nuk kishte qenë aspak bindëse.

Ndeshjet e ardhshme janë mjaft të vështira për Barcelonën, pasi që katalonasit do të ndeshen dy herë me Real Madridit dhe dy herë me Lyonin. Mirëpo, ata do të mund të përfitojnë nga epërsia që kanë në La Liga.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme