Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka zbuluar se ata kishin qenë në mes të transferimit të Mauro Icardit nga Interi dhe Cristiano Ronaldos nga Real Madridit, por në fund kishin vendosur ta transferojnë portugezin.
Ronaldo u transferua gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar në Juventusit, pasi drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” u detyruan t’ia paguajnë Real Madridit plot 112 milionë euro.
Juventusi e bëri këtë transferim për ta motivuar skuadrën pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe largimit të Gianluigi Buffonit, mirëpo një opsion tjetër për “Zonjën e Vjetër” kishte qenë kapiteni i Interit, Icardi.
“Pas bisedimeve me agjentin e Ronaldos, unë bisedova me Andrea Agnellin dhe Pavel Nedvedin dhe u thashë: E kam një ide dhe ende duhet të vlerësohet kështu që mos qeshni dhe mos e gjuani veten nga dritaret”, ka thënë Paratici.
“Ka dy mënyra për ta motivuar skuadrën: një të cilën s’mund ta them dhe tjera është ta transferojmë Ronaldon. Mënyra e parë? Ishte ta blejmë Icardin dhe ta nisim një rrëmujë të mrekullueshme ose ta blejmë Ronaldon”.
Paratici, në po të njëjtën intervistë, i ka zbuluar detajet e negociatave me agjentin e Ronaldos, Jorge Mendesit, të cilin mund ta lexoni këtu.