Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës është riorganizuar duke i shpërndarë të gjitha ekipet në terren, përtej punës me rotacion.
Ekipet e inspeksionit kanë filluar inspektimin e të gjitha bizneseve, me qëllim të verifikimit të zbatimit të vendimeve dhe urdhëresave institucionale për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Drejtoria e Inspeksionit paralajmëron se do të ndërmarrë masa nëse gjatë kontrollit të bizneseve do të gjenden shkelje të këtyre vendimeve dhe urdhëresave institucionale.
Ndryshe, ditë më herët Komuna e Prishtina ka dalë nga karantina pas më shumë se tri javësh për shkak të rasteve me coronavirus.