​Kryesia vendos për tri seanca plenare, nesër e para

Prishtinë | 13 Qer 2022 | 11:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur të hënën, për të caktuar seancën e re plenare. Aty u vendos, që këtë javë të mbahen dy seanca, ndërsa e treta javën e ardhshme, raporton Ekonomia Online.

Seanca e parë me pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara do të jetë nesër në orën 13:00.

Ndërsa këtë të enjte do të jetë seanca e re plenare. Në këtë seancë është vendosur të shqyrtohet Projektligji për Fondet Pensionale, i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Më 23 qershor, javën e ardhshme, është vendosur të mbahet seanca e tretë plenare.

Rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbalit i mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

  1. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisjen lokale.

III. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

IV. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:

  1. Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,

V. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill, 11 dhe 19 maj 2022:

  1. Votimi i mocionit nga debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.
    VI. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 5, 11, 13 maj dhe 6 qershor 2022:
  2. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,
  3. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022,
  4. Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
  5. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar.

VII. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 26 maj dhe 6 qershor 2022:

  1. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për provimin e jurisprudencës,
  2. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
  3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pijet e Forta Alkoolike,
  4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,
  5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,
  6. Zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit,
  7. Zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

VIII. Konfirmimi i rendit të ditës për seancë plenare të radhës:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,
  4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akcizën në produktet e duhanit,
  5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
  6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Markat Tregtare,
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116,
  9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Pyjet,
  10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shënjestruara,
  11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes,
  12. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike për zgjatjen e mandatit,
  13. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike,
  14. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës,
  15. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në Komisionet Hetimore Parlamentare,
  16. Emërimi i kryetarit dhe katër anëtarëve të Bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit,
  17. Përzgjedhja e kandidatit për një anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës,
  18. Formimi i Komisionit Ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë,
  19. Shqyrtimi i raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021,
  20. Shqyrtimi i raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.

IX. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Të ngjashme