​Lituania ndalon reklamat për pijet alkoolike

Prishtinë | 11 Jan 2018 | 09:44 | Nga

Distributorët e medies së huaj në Lituani po përdorin tashmë etiketa ngjitëse për të fshehur reklamat për alkoolin, në përputhje me një ligj të ri për luftën kundër abuzimit me pijet alkoolike.

Lituania, një nga konsumatorët më të mëdhenj të alkoolit për banor, ka ndaluar duke nisur nga 1 janari publicitetin në të gjitha format mbështetëse, tabela publicitare, televizion, radio dhe media.

Ligji i ri gjithashtu ka rritur moshën ligjore të konsumit të alkoolit nga 18 në 20 vjeç. “Kemi vënë në dispozicion persona për të kontrolluar revistat faqe për faqe dhe vendosjen e etiketave ngjitës në të gjitha reklamat për alkoolin përpara hedhjes në treg të revistave”, tha për medien Vigintas Bartasevicius, drejtor i Press Express, shpërndarësi më i madh i medies së huaj në këtë shtet balltik me 2,8 milionë banorë. Etiketa ngjitëse të kuq që shpjegojnë ndalimin shfaqen tashmë në disa revista, duke përfshirë publikimin britanik të ‘Vogue’, dhe amerikanes së ‘Newsweek’, si dhe revistës gjermane ‘Stern’, saktësoi Bartasevicius.

Etiketat ngjitëse u futën për të zëvendësuar një praktikë që u shfaq në ditët e para të vitit për grisjen e faqeve me reklama të ndaluara. Presidentja Dalia Grybauskaite dënoi këtë veprim si një praktikë demode e kohëve të errëta të Mesjetës dhe kërkoi që rregullat të rishikohen.

Lufta kundër alkoolizmit ishte një nga premtimet kryesore të fushatës zgjedhore të Bashkimit të Fermerëve dhe të Gjelbërve (LPGU) që shënuan një fitore të papritur gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare të tetorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme