​Mbi 1 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 09 Jan 2022 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Numri i rasteve aktive dje ka kaluar mbi 1 mijë, konkretisht 1251 ose 759 më shumë se sa ishin më 1 janar.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, vetëm dje, nga 7.125 testime, 264 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.131.

Po ashtu dje nuk kishe asnjë vdekje, por që nga rastet e para me COVID-19 në Kosovë, kanë vdekur 2991 persona.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.877 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.690.659 doza të vaksinës. Deri më sot 789.306 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme