​Nesër fillojnë aplikimet për mbjellje të drurit në parkun e të martuarve

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 16:55 | Nga

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se nga data 28.07.2017 do të pranohen aplikimet për mbjellje të drurit nga çiftet e sapomartuara në parkun e dedikuar për ta.

Hapja e parkut do të bëhet me 7 gusht, dhe të drejtë aplikimi për mbjelljen e drurit kanë të gjitha çiftet që paraqiten në Komunë për t’u kurorëzuar.

Siç njofton komune e Prishtinës, tarifat për ceremoninë e kurorëzimit, janë:

–         15 euro, nëse kurorëzimi bëhet brenda objektit të Komunës

–         50 euro, nëse kurorëzimi bëhet në lokacion tjetër

–         40 euro, nëse duan ta mbjellin drurin në parkun e të martuarve

Kërkesat dorëzohen në sportelet e Komunës së Prishtinës, gjegjësisht më Zyrën e Gjendjes Civile. ​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme