Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi sot kundër rritjes së rrezikshme të konsumit të antibiotikëve në disa vende, por gjithashtu dhe të konsumit të ulët në disa të tjera, që shkakton shfaqjen e superbaktereve vdekjeprurëse.
Raporti i OBSH-së, që bazohet mbi të dhënat e vitit 2015, të mbledhura në 65 vende dhe rajone, tregon një diferencë të konsiderueshme të konsumit, që lëviz nga katër doza në ditë për 1 000 banorë në Burundi në më shumë se 64 në Mongoli.
Të zbuluar në vitet 1920, antibiotikët kanë shpëtuar dhjetëra milionë jetë duke luftuar me efektshmëri kundër sëmundjeve bakteriologjike si pneumonia, tuberkulozi dhe meningjiti.