​Parandalohet kontrabanda e pijeve alkoolike në veri

Prishtinë | 23 Qer 2022 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Njesitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës në Veri të Mitrovicës (fshati Zherovnicë), gjatë patrullimit kanë arritur të identifikojnë një automjet të dyshimtë transportues në lëvizje, me ç’rast konform procedurave kanë urdhëruar ngasësin që ndalet. Ngasësi ka refuzuar urdhrin e ndalimit dhe ka tentuar të ikë me automjet, me ç’rast zyrtarët i janë vënë në ndjekje dhe kanë arritur të bllokojnë automjetin, ndërsa vozitësi ka ikur duke e braktisur automjetin.

Sipas Doganës, me rastin e kontrollit zyrtarët kanë gjetur se në automjete kishte mallra kontrabandë të llojit pije alkoolike dhe jo alkoolike në sasi prej rreth 900 litrash.

“Me këtë rast gjatë rrugës në hyrje të Zveqanit gjatë dërgimit të Automjetit më mallra në Terminalin Doganor në Mitrovicë, tri automjete kanë penguar dhe kanë tentuar të bllokojnë zyrtarët e Doganës në kryerjen e detyrës zyrtare. Fal përkushtimit dhe profesionalizmit të Zyrtarëve Doganor është arritur që të evitohen këto pengesa dhe automjeti i dyshimtë me mall të kontrabanduar të dërgohet në mbikëqyrje Doganore në terminal.Për pengim në kryerje të detyrës Dogana e Kosovës ka lajmëruar dhe iniciuar rast tek organet kompetente”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme