​Përurohet stacioni policor në Shtime

Prishtinë | 27 Dhj 2018 | 08:27 | Nga Ekonomia Online

Sot do të bëhet përurimit i stacionit policor në Shtime.

Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshm,e Ekrem Mustafa, drejtori i Përgjithshëm i PK-së Rashit Qalaj si dhe përfaqësues të institucioneve tjera relevante.

Sipas policisë, projekti për objektin e stacionit policor ka qenë i nevojshëm dhe do të krijojë kushte më të mira për punë dhe kushte për funksionim më efikas për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Objekti përmbush standardet e një objekti modern, përfshin një hapësirë me sipërfaqe prej 800m2, konsiderohet se vlera e objektit të arrij shumën e investimeve prej rreth 300 mijë eurove.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme