Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar me aksionet e saja në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me synim parandalimin të aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Sipas Policisë, ky aksion po realizohet nga policë me rroba civile nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor e Ferizajt në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj në rrugët magjistrale dhe lokale në tërë rajonin Ferizajt.
Patrulla e policisë me automjet dhe rroba civile identifikon kundërvajtësit e ndryshëm në lëvizje dhe për çdo kundërvajtje që shkaktojnë shoferët lajmëron patrullën tjetër me uniformë të stacionuar larg tyre dhe ndalojnë ata shofer kundërvajtës dhe u shqiptohen gjoba.
Gjithashtu një patrullë tjetër me automjet dhe rroba civile identifikon kundërvajtësit e ndryshëm në lëvizje , nëpër lokacione të ndryshme, në rrugë lokale dhe të njëjtit ndalohen dhe u shqiptohen gjoba kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 317 gjoba
Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 27 gjoba
Heqje e patentë shoferit 27
Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 50 gjoba
Kalimi i afatit të regjistrimit, 97 gjoba
Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 77 gjoba
Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 232 gjoba
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 756 gjoba